Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Koulibaly flet për transferimin në Arabinë Saudite: Ka tre arsye dhe njëra prej tyre është se unë jam musliman

Koulibaly flet për transferimin në Arabinë Saudite: Ka tre arsye dhe njëra prej tyre është se unë jam musliman

18:32, 27/06/2023

Senegalezi Kalidou Koulibaly është një nga futbollistët e fundit që iu bashkua migrimit të madh të lojtarëve nga Evropa në Arabinë Saudite.

Ish-mbrojtësi i Chelseat dhe Napolit ka nënshkruar për Al-Hilal.

Pas nënshkrimit të kontratës, ai zbuloi tre arsye kryesore pse vendosi të shkonte në Arabinë Saudite në moshën 33-vjeçare.

"Paratë sigurisht. Nuk mund ta mohoj këtë. Do të mund të ndihmoj të gjithë familjen time të jetojë mirë, nga prindërit e deri te të afërmit. Gjithashtu, jam duke punuar në disa projekte në Senegal dhe do të duhen para. Kemi filluar të ndërtojmë një klinikë në fshatin e prindërve të mi. Kam në shumë projekte të planifikuara për të rinjtë”, tha senegalezi.

Një arsye tjetër është besimi i tij.

"Unë jam një musliman dhe po vij në një vend ideal për mua dhe familjen time. Arsyeja e tretë është se nuk isha i kënaqur me situatën në Chelsea. Nuk më pëlqen të jem në stol dhe të mos bëj asgjë. Më mirë do të shkoja atje ku më duan", tha Koulibaly.

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco