Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

'Xhaxhai më bëri një tifoz të Chelsea-t', Broja: Ndeshja e parë në stadium ka qenë emocionuese

'Xhaxhai më bëri një tifoz të Chelsea-t', Broja: Ndeshja e parë në stadium ka qenë emocionuese

18:08, 27/06/2023

Armando Broja është në fazën e fundit të rikuperimit dhe në sezonin e ri pritet që të jetë gati për Chelsean dhe për kombëtaren e Shqipërisë. Sulmuesi nga Malësia e Madhe ka folur për sajtin e “Bluve të Londrës”, duke treguar për jetën e tij dhe veçanërisht për lidhjen e fortë që ka me klubin londinez. 22-vjeçari tregon emocionet e ndeshjes së parë që ka ndjekur në stadium,

“Nuk e mbaj mend mirë se çfarë ndeshje ishte, por ishte një sfidë e Chelseat në “Stamford Bridge”. Isha rreth 5-6 vjeç dhe mbaj mend që xhaxhai im më çoi në stadium, ai më bëri të jem tifoz i Chelseat sepse ai ishte si tifozi më i madh në botë i kësaj skuadre. Unë kisha një shall dhe një kapele të Chelsea. E kam harruar se me kë po luanim sepse isha shumë i ri, por është një nga përvojat më të bukura të jetës sime, të asaj moshë.

Nisa të shkoja në të gjitha ndeshjet që luheshin në “Stamford Bridge”. Gjithmonë ikja me të sepse ai ishte i vetmi tifoz i Chelseat që kisha. Unë shkoja pothuajse gjithmonë, ndonjëherë me babin tim, por kryesisht me xhaxhain tim dhe ishte e mahnitshme që ai më jepte mundësinë të përjetoja emocionet e futbollit në atë moshë. Ishte vërtet argëtuese dhe me të vërtetë kishin ndikim te unë”.

Image

Për Brojën, emocionet që i kishte dhënë ndeshja e parë që kishte ndjekur kur ishte ende një fëmijë, lanë gjurmë të forta tek ai, që e nxitën që të dashurohej me futbollin dhe klubin e Londrës.

“Është emocionuese kur sheh lojtarët duke zbritur nga autobusi, duke ecur në tunel dhe gjëra të tilla. Është e mahnitshme kur futesh brenda stadiumit. Mbaj mend gjithmonë që shkonim direkt për të marrë ushqim dhe unë doja një hamburger menjëherë dhe më pas shkonim dhe uleshim për të ngrënë, pastaj merrnim një nga flamujt që kishin në tribuna dhe fillonim ta tundnin. Ishte diçka që më dukej jo reale në atë kohë.

Në ndeshjen e parë m’u duk diçka e jashtëzakonshme, numri i njerëzve, zhurma që u krijonte, sa ndikim kishin lojtarët nga tifozët. Ishte thjesht një çmenduri dhe që atëherë unë isha vetëm: ‘wow, dua të luaj në këtë fushë një ditë”.

Sulmuesi zbulon se prindërit e tij nuk kanë qenë tifozë të futbollit, ndërsa i jep meritat e plota xhaxhait të tij si personi që e lidhi me sportin më të dashur në planet.

“Xhaxhi im ishte i pari që më veshi me fanellën e Chelseat kur isha vetëm 2 vjeç. Mamaja ime nuk kishte dëshirë, megjithatë ai këmbënguli që unë të bëhesha tifoz me Chelsean dhe prej tij unë jam edhe sot tifoz me këtë skuadër. Prindërit e mi nuk ishin tifozë futbolli, as mamaja dhe as babai nuk ndiqnin futboll, ndërkohë që xhaxhai im që kur linda ka insistuar që unë të bëhesha tifoz dhe futbollist  me Chelsean. Me kalimin e kohës dhe prindërit e mi nisën të më rrinin pas dhe të mbështesnin Chelsean, por ai i cili më bëri pjesë të “Bluve” është vetëm xhaxhi im.

Armando Broja ka nisur të integrohet në lojën me top e gjasat janë që në gusht ai të kthehet në fushën e lojës, pas plot 9 muajsh mungesë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco