Problemet ekonomike, Barcelona rrezikon të mos regjistrojë Gundogan

Problemet ekonomike, Barcelona rrezikon të mos regjistrojë Gundogan

17:54, 27/06/2023

 

Mesfushori turko-gjerman, Ilkay Gundoganu transferua në "Camp Nou" me parametër zero, pasi fitoi gjithçka te Manchester City. Ai u cilësua një prej afrimeve më të goditura të katalanasve, megjithatë ëndrra për të luajtur me fanellën “blaugrana” është seriozisht në rrezik.

Gjithçka lidhet me pasojat e trashëguara nga Fair Play Financiar, për shkak të të cilës dy vjet më parë Barcelona u detyrua të shihte largimin e Lionel Messi. Për shkak të krizës ekonomike, klubit i është vendosur një tavan i pagave të futbollistëve.

Që të regjistrojë Gundogan, skuadra duhet të përfitojë 50 milionë euro nga shitja e lojtarëve. Vetëm në këtë mënyrë do të mund të siguroheshin fondet për regjistrimin e ish-kapitenit të City. Një problematikë të cilën klubi duhet ta zgjidhë sa më shpejt, pasi nga ana e tij futbollisti ka një kontratë që e mbron nga kjo çështje dhe që do të dëmtonte më tepër spanjollët.

Sipas mediave britanike, i vetëdijshëm për problemet financiare të Barcelonës dhe për t’u mbrojtur nga një situatë e ngjashme, në kontratën e firmosur nga lojtari, Gundogan do të kishte mundësi të largohej me parametër zero, por gjithsesi të siguronte rrogën e plotë të vitit të parë.

Barça kërkon të shesë lojtarë, por deri më tani vetëm Kessie ka pranuar. Ferran Torres dhe Ansu Fati kanë qenë të prerë se nuk largohen, ndërsa blaugranat shpresojnë të lirohen nga barra e pagave të Lenglet, Eric Garcia dhe Umtiti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco