Dikur një nga talentet më të mëdhenj të Liverpool: Tani askush nuk e do, ai stërvitet te skuadra amatore

Dikur një nga talentet më të mëdhenj të Liverpool: Tani askush nuk e do, ai stërvitet te skuadra amatore

17:50, 27/06/2023

Pak njerëz kanë përjetuar një ngecje të tillë në karrierën e tyre si talenti më i madh i Liverpool-it, Jordon Ibe, që sot askush nuk e dëshiron dhe që nuk gjen dot një skuadër për të luajtur.

Kur u shfaq në skenën e madhe, Jordon Ibe ishte një fenomen i vërtetë. Në Liverpool, ai kishte një shans dhe potencialin e tij e tregon më së miri fakti se Bournemouth i pagoi 18 milionë euro Liverpool-it si adoleshent dhe se ai luajti 58 ndeshje zyrtare në Anfield në moshën 18 dhe 19 vjeçare.

Megjithatë, këtu nisi edhe tatëpjeta e karrierës së tij. Ai nuk tregoi asgjë te Bournemouth, ndaj shkoi te Derby si futbollist i lirë në Championship.

Ai nuk mundi të gjente hapësirë për gjysmë viti dhe pati një shans të ri në janar të vitit të kaluar kur nënshkroi për turqit e Adanaspor si lojtar i lirë. Megjithatë, aty kishte vend vetëm për gjysmë viti. Nuk ka asnjë klub që nga vera e vitit të kaluar.

Pas një viti pa klub, Ibe po përpiqet të ringjallë karrierën e tij, por askush nuk e dëshiron. Ai erdhi përsëri në fokusin e publikut anglez sepse iu bashkua klubit amator Chesterfield, i cili e lejoi atë të stërvitej me lojtarët këtë verë.

 

Ibe do të stërvitet me amatorët e Chesterfield, një klub nga divizioni i pestë i piramidës së futbollit anglez, por ende nuk dihet nëse do të qëndrojë atje.

Sado joreale të tingëllojë nga këndvështrimi i ish-talentit më të madh anglez, tani edhe një angazhim në Chesterfield do t'i bënte mirë dhe nëse ai lufton për një kontratë amatore në kategorinë e pestë (National League), ndoshta mund të ringjallë karrierën e tij.

Aktualisht, Ibe ndodhet në Portugali në një kamp stërvitor me bashkëlojtarët e tij nga Chesterfield, ku do të tentojë të fitojë një kontratë. Interesant është fakti se skuadra tashmë është përforcuar nga një tjetër emër i njohur futbollistik, Will Grigg.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco