Barcelona e interesuar për Brozovic, zbulohet se çfarë i kanë ofruar kroatit

Barcelona e interesuar për Brozovic, zbulohet se çfarë i kanë ofruar kroatit

17:37, 27/06/2023

“Sky Sport Italia” ka zbuluar detajet e ofertës që Barcelona i ka dërguar futbollistit kroat dhe lojtarit të Interit, Marcelo Brozovic.

Brozovic është në negociata me klubin saudit tëAl-Nassr, të cilit i kërkoi 30 milionë euro në sezon, 10 më shumë se sa ata ofrojnë. Pavarësisht kësaj, Barcelona është ende e interesuar për futbollistin 30-vjeçar dhe i ka ofruar atij një kontratë trevjeçare me pagë vjetore në rritje. Në sezonin e parë në stadiumin Camp Nou, Broz do të fitonte 7, më pas 8 në të dytin dhe 9 milionë në sezonin e tretë.

Megjithatë, katalanasit nuk duan të paguajnë më shumë se 18 deri në 19 milionë për shërbimet e tij, ndaj Interi preferon ofertën e klubit saudit prej 23 milionë eurosh. Gjithashtu, Brozovic është gati të shkojë te Al-Nassr nëse klubi i plotëson kërkesat e tij financiare. Nëse nuk është kështu, ai do të preferojë të qëndrojë në Europë dhe të nënshkruajë për Barçën, por klubi katalanas duhet të ngrejë edhe pak ofertën për Interin.

Mesfushori kroat aktualisht fiton 6.5 milionë euro në sezon dhe kontrata e tij skadon në qershor 2026.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco