Vizitat mjekësorë në orët e ardhshme, Ronaldo pret në klubin e tij lojtarin e Chelsea

Vizitat mjekësorë në orët e ardhshme, Ronaldo pret në klubin e tij lojtarin e Chelsea

17:17, 27/06/2023

Pas arritjes së marrëveshjes me Cristiano Ronaldon, Al-Nassr është gati për të finalizuar një tjetër goditje në Premier League. Hakim Ziyech do të largohet përfundimisht nga Chelsea për të vazhduar karrierën në Arabinë Saudite.

Sipas mediave franceze, lojtari maroken ka rënë dakord me kushtet e Al-Nassr për t’u transferuar tek këta të fundit. Ziyech do të nënshkruajë një kontratë 3-vjeçare me Al-Nassr.

Nga transferimi i 30-vjeçarit në Arabinë Saudite, në arkat e Chelsea do të shkojnë 15 milionë euro. Në orët e ardhshme, marokeni do t’i nënshtrohet testeve mjekësore me klubin arab.

Ziyech u transferua te “blutë e Londrës” në vitin 2020 nga Ajaxi për shifrën e 40 milionë euro. Sezoni që lamë pas, nuk ishte më i miri i marokenit pasi nuk arriti dot të shënojë asnjë gol në çdo kompeticion në 24 paraqitje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco