E kryer, Roberto Firmino karrierën do ta vazhdojë tek Al Ahli

E kryer, Roberto Firmino karrierën do ta vazhdojë tek Al Ahli

10:20, 27/06/2023

Roberto Firmino ka vendosur që karrierën ta vazhdojë në Arabinë Saudite, pas largimit nga Liverpooli.

Sulmuesi brazilian qëndroi tetë vite në Anfield, por në fund të sezonit u largua si futbollist i lirë nga The Reds.

Përkundër shumë ofertave nga klubet evropiane, Firmino ka vendosur ta ndjek trendin e lojtarëve të mëdhenj për ta vazhduar karrierën në Arabinë Saudite.

Fabrizio Romano ka njoftuar se lojtari është pajtuar të transferohet në Arabinë Saudite tek skuadra e inkuadruar në elitën e futbollit arab, Al Ahli.

“Al -hli po kalon në fazën përfundimtare të marrëveshjes së Roberto Firmino. Kontrata trevjeçare në tavolinë, pala e lojtarit ende po i diskuton disa detaje përpara se të japë dritën gjelbër për nënshkrim”.

“Al Ahli shpreson të prezantojë Firminon dhe Mendyn si nënshkrimet e reja së shpejti”, ka shkruar Romano.

Sulmuesi brazilian kishte oferta të shumta, kryesisht nga Serie A, por paga e ofruar nga skuadra arabe në fund ka bërë diferencën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco