Revolucion te Tottenham, ja 10 emrat që do të largohen

Revolucion te Tottenham, ja 10 emrat që do të largohen

21:59, 26/06/2023

Trajneri i ri i Tottenham, Ange Postecoglu, dëshiron largimin e 10 lojtarë për t’i bërë një spastrim skuadrës këtë verë, me Hugo Lloris që kryeson listën e emrave që duhet të lënë klubin. Portieri francez ka dhe një vit në kontratë, por së fundmi ka folur me trajnerin për të ardhmen e tij, teksa publikisht ka pranuar se kërkon një sfidë të re pas 11 vitesh në Londër.

Ai nuk është i vetmi lojtar të cilit po i tregohet dera me Postecoglu që synon të largojë të paktën 10 futbollistë para sezonit të ri. Mbrojtësat Davinson Sanchez, Japhet Tanganga, Joe Rodon dhe Sergio Reguilon, pritet të largohen në huazim apo përfundimisht. Futbollisti i akademisë Harry Winks nuk ka një të ardhme në klub pas një huazimi të zhgënjyer te Sampdoria që ra nga Serie A, ndërsa i riu Alfie Devine pritet të huazohet për t’u rritur.

Ndërkohë, Giovani Lo Celso dhe Tanguy Ndombele që ishin në huazim sezonin e kaluar vështirë se mund të integrohen sërish në skuadër, teksa ka dyshime edhe në lidhje me qëndrimin e Ivan Perisic. Kroati u bashkua me Conten në Londër pasi kishin fituar kampionatin në Itali me Interin, por tanimë në moshën 34-vjeçare dhe Postecoglu në drejtim e ardhmja e tij nuk është e sigurt.

Tottenham po kërkon përforcime në mbrojtje këtë verë, pasi pësuan plot 63 gola në sezonin e fundit dhe kanë vënë në shënjestër Micky van de Ven dhe Edmons Tapsoba. Diçka e tillë ka ngritur pikëpyetje në lidhje me rolin e Eric Dier në skuadër edhe pse ai ka edhe një vit kontratë. Lojtari që Spurs duan të mbajnë me çdo kusht është Harry Kane, sulmuesi shënoi 30 gola në kampionat sezonin e fundit, duke qenë ndër të paktët që e mbyllën këtë sezon me kokën lart, me skuadrën që e përfundoi kampionatin në vendin e tetë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco