'Sa e vështirë telefonata me Guardiolën', Gundogan: City përmbushi ëndrrat e mia!

'Sa e vështirë telefonata me Guardiolën', Gundogan: City përmbushi ëndrrat e mia!

19:50, 26/06/2023

 

Ilkay Gundogan është përshëndetur edhe zyrtarisht me Manchester Cityn teksa tashmë është bërë pjesë e Barcelonës në LaLiga.

Mesfushori largohet nga “The Citizens” si kapiteni që udhëhoqi skuadrën drejt “tripletës” së famshme të trofeve teksa në një letër publikuar tek “The Player Tribute”, tregoi se ishte një privilegj të vishte fanellën e Cityt ndërsa zbuloi edhe momentin kur telefonoi Pep Guardiolën për ta lajmëruar se kishte marrë vendimin për t’u larguar nga skuadra.

“City i bëri realitet të gjitha ëndrrat e mia dhe do t’i jem gjithnjë mirënjohës për mundësinë e dhënë. Ishte një privilegj të luaja me Cityn dhe kënaqësi e madhe ta bëja diçka të tillë për shtatë vite. Ndjehem pjesë e një familje shumë speciale. Ishte po ashtu shumë speciale të isha kapiten i skuadrës në një sezon kaq të veçantë. Ishte më i miri në karrierën time.

Guardiola? Të trajnohesha dhe të mësoja prej tij ka qenë diçka që nuk do të mund ta harroj kurrë. Pep më tha njëherë se dëshironte të luante në fushë me 11 mesfushorë, pasi sipas tij ata e shohin lojën pesë hapa përpara se të tjerët. Ishte vërtet special. Për mua telefonata në drejtim të Pep për t’i thënë se do të largohem ishte një nga më të vështirat.

Guardiolën vetëm mund ta falenderoj, jo vetëm për këtë sezon, por për të gjitha trofetë dhe që më transferoi te City. Nuk e harroj kurrë, dëmtova gjurin në vitin e fundit me Dortmund dhe mendova se transferimi te City do të bllokohej. Por, Guardiola më telefonoi dhe më tha se asgjë nuk kishte ndryshuar, dhe se do të më prisnin pavarësisht kohës së rikuperimit”, shkruan Gundogan në letrën e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco