Klodian Duro rikthehet në stol, merr drejtimin e skuadrës dardane

Klodian Duro rikthehet në stol, merr drejtimin e skuadrës dardane

16:44, 26/06/2023

 

Klodian Duro rikthehet në stol. Ish-mesfushori i njohur i kombëtares shqiptare, është emëruar si trajneri i ri i Gjilanit. Duke zëvendësuar Zekirija Ramadanin në stolin e “Skifterave”.

Kjo do të jetë aventura e dytë në futbollin dardan për Duron, i cili drejtoi edhe Feronikelin në periudhën tetor 2020-maj 2021.

45-vjeçari nga Elbasani, ka drejtuar më parë edhe Kukësin, Kamzën, Luftëtarin dhe Lushnjen në futbollin shqiptar.

Me skuadrën verilindore ia doli të fitonte Kupën e Shqipërisë në edicionin 2015/2016.

Duro rikthehet në Kosovë, me objektivin për të luftuar për titullin kampion me skuadrën e Gjilanit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco