Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Një moldav për Vllazninë, luajti titullar edhe ndaj Shqipërisë

Një moldav për Vllazninë, luajti titullar edhe ndaj Shqipërisë

22:46, 25/06/2023

Një moldav për Vllazninë. Klubi shkodran vijon punën për të kompletuar organikën në kuadër të eliminatoreve të Conference League, teksa futbollisti i radhës që mund t’u bashkohet kuqebluve është moldavi Victor Mudrac.

Qendërmbrojtësi 29-vjeçar ishte titullar për Moldavinë në ndeshjen ndaj Shqipërisë, teksa vlen të theksohet se numëron plot 16 ndeshje me përfaqësuesen moldave.

Sezonin e fundit, Mudrac ishte pjesë e klubit moldav të Petrocuv Hincesti dhe tashmë është një futbollist i lirë, teksa shkodranët kanë bërë tashmë ofertën e tyre dhe presin të marrin përgjigjen përfundimtare.

Sipas SuperSport, se palët janë shumë optimiste për të arritur një marrëveshje, me Mudrac që do t’i bashkohej kështu grupit të drejtuar nga Migen Memelli, të cilët po stërviten në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Aktualisht shkodranët kanë në organikë edhe qendërmbrojtës të tjerë si Juric që ishte edhe sezonin e kaluar dhe tre afrimet e reja si Stojanovic, Sala dhe Cheshmediev, të afruar në gjysmën e dytë të qershorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco