Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Brozovic ra dakord për gjithçka me sauditët, zbulohen detajet e marrëveshjes

Brozovic ra dakord për gjithçka me sauditët, zbulohen detajet e marrëveshjes

15:52, 25/06/2023

Gazetari i njohur italian Gianluca Di Marzio pretendon se Interi dhe Al-Nassr kanë arritur marrëveshje për shumën që këta të fundit do të derdhin në arkat e klubit zikaltër për kartonin e mesfushorit kroat, Marcelo Brozovic dhe se ai me shumë gjasa do prezantohet zyrtarisht të hënën.

Di Marzio jep edhe detaje të marrëveshjes që futbollisti kroat ka arritur me klubin saudit për kushtet personale, i cili fjalë për fjalë do të “lundrojë në para”.

Kështu, ish-lojtari i Dinamos do të arkëtojë 20 milionë euro në vit dhe kontrata me Al-Nassr-in e detyron të qëndrojë në Arabi deri në vitin 2026.

Po ashtu, i njëjti burim bën të ditur se klubi ku luan Cristiano Ronaldo e ka blerë Brozovic nga Interi për 23 milionë euro.

Këto janë shifra vërtet mbresëlënëse që klubet evropiane thjesht nuk mund t'i krahasojnë me ato arabe.

Nga ana tjetër, Fabrizio Romano shkruan se e hëna do të jetë një ditë vendimtare në negociatat mes dy palëve dhe se marrëveshja varet vetëm nga lojtari, i cili është në pritje të një raundi të ri negociatash.

Broz kaloi tetë vjet te Inter dhe luajti 330 ndeshje. Me zikaltërit, ai fitoi Scudetton, dy Kupa dhe një Superkupë të Italisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco