Lajmi i fundit

LIVE/ Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Allgeri drejt Arabisë Saudite, drejtimin e Juves pritet ta marrë një ish-futbollist i skuadrës italiane

Allgeri drejt Arabisë Saudite, drejtimin e Juves pritet ta marrë një ish-futbollist i skuadrës italiane

14:45, 24/06/2023

Vera për Juventusi ka nisur me shumë pikëpyetje, pas një sezoni mjaft të turbulluar për bardhezinjtë, që u përballën me një pezullim dhe dënim të një pjese të madhe të tashmë ish-drejtuesve.

Aktualisht klubi ndodhet në një udhëkryq dhe nuk ka ende një strategji të qartë për të ardhmen, megjithatë së fundi mediat torineze raportojnë se po provohet të niset gjithçka nga pankina.

Kështu Allegri nuk gëzon më as besimin e drejtuesve dhe as të tifozëve, ndaj po mendohet ndërprerja e kontratës që mban të lidhura palët. Sipas informacioneve, Allegri pritet të marrë drejtimin e Al Hilal në Arabinë Saudite dhe kështu do t’i hapë udhë rikthimit të Igor Tudor.

Kroati ka veshur fanellën e Juventusit si futbollist dhe ka qenë edhe ndihmës i Andrea Pirlos, kur ky i fundit drejtoi Juvensutin. Tani Tudor vjen pa dy eksperiencash mjaft positive si ajo te Verona dhe ajo te Marseille, ndaj ndihet gati për të bërë një tjetër hap të madh, drejtimin e Juventusit.

Për më tepër, me Tudor klubi mund të synojë uljen e shpenzimeve, duke larguar futbollistët me paga të larta dhe duke investuar te emra të rinj të talentuar, të cilët kroati i preferon shumë, pasi di t’u nxjerrë më të mirën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco