E ndërpreu notimin pas 28 orësh, Eva Buzo flet nga spitali: Çfarë noti! Tani dua një...

E ndërpreu notimin pas 28 orësh, Eva Buzo flet nga spitali: Çfarë noti! Tani dua një...

19:37, 23/06/2023

Avokatja dhe sportistja Eva Buzo ndërpreu sfidën e notit që kishte nisur, pas 28 orësh not nga Otranto drejt Vlorës. Komplikacionet shëndetësore e detyruan 35 vjeçaren të tërhiqej nga misioni që i kishte vënë qëllim vetes.

Pasi është qetësuar në ambientet e spitalit të Vlorës, ka përshëndetur me një mesazh të gjithë ata që i qëndruan pranë. Ajo tha se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe tani do vetëm të hajë një picë të madhe dhe të pijë një pije energjike.

“Përshëndetje të gjithëve, dua të them një mesazh për ju. Ndihem shumë mirë dhe jam e shëndetshme. Notova për një kohë tepër të gjate dhe tani thjesht dua te ha një picë të madhe dhe një pije energjike. Po më mbajnë ne spital thjesht për një observim të gjendjen sime shëndetësore. Do te dëgjohemi përsëri shume shpejt derisa sa te qetësohem.

Wow çfarë noti!”-tha notarja Eva Buzo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco