Lazio gjen pasuesin e Igli Tares, rolin e drejtorit sportiv e merr një italian

Lazio gjen pasuesin e Igli Tares, rolin e drejtorit sportiv e merr një italian

17:43, 23/06/2023

Claudio Lotito ka vendosur t’i besojë rolin e drejtorit sporti Angelo Fabianit, italian 61-vjeçar që ka mbajtur të njëjtin post te Salernitana, një tjetër klub i cili deri para pak kohësh ishte në pronësi të bosit lacial.

Prezantimi i Fabianit pritet të bëhet zyrtarisht më 1 korrik, megjithatë mediat në Itali janë të bindura për vendimin e Lotitos, teksa 61-vjeçari ka nisur edhe takimet me trajnerin Sarri, për të planifikuar lëvizjet në merkato.

Image

Igli Tare u largua nga Lazio në fund të sezonit që lamë pas, duke i dhënë fund një kapitulli 18-vjeçar te bardhekaltrit, fillimisht si futbollist e më pas si drejtor sportiv.

Ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare u largua nga Lazio pas divergjencave që kishte me trajnerin Maurizio Sarri, sa u përket vendimeve të merkatos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco