Zyrtare/ Partizani blindon sulmin, prezantohet transferimi i ri i të kuqve

Zyrtare/ Partizani blindon sulmin, prezantohet transferimi i ri i të kuqve

17:23, 23/06/2023

 

Partizani ka bërë një goditje të bujshme në merkaton e verës duke përforcuar sulmin. Siç ishte bërë e ditur edhe më parë, Eros Grezda tashmë është lojtari më i ri i “demave të kuq” për sezonin e ardhshëm.

Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi i Partizanit përmes një postimi në rrjetet sociale ku zyrtarizohet Grezda. Pas mbylljes së bashkëpunimit me klubin hungarez Zalaegerszeg, 28-vjeçari do të jetë pjesë e Partizanit për sezonin e ardhshëm.

“Partizani njofton arritjen e marrëveshjes me Eros Grezdën. Ish sulmuesi i ekipit tonë kombëtar është zyrtarisht pjesë e kampionëve të Shqipërisë. 28-vjeçari ka nënshkruar një kontratë 1-vjeçare me të kuqtë, me të drejtë rinovimi nga ana e klubit edhe për një tjetër sezon.

Përgjatë karrierës së tij Grezda është aktivizuar në radhët e Lokomotiva Zagreb, Osijek, Glasgow Renxhers, Sibenik, Manisa dhe Zalaegerszeg. Me ekipin tonë përfaqësues sulmuesi 28 vjeçar rregjistron 13 prezenca dhe 1 gol.” 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco