Klopp në kombëtaren gjermane? Agjenti i trajnerit jep përgjigjen përfundimtare

Klopp në kombëtaren gjermane? Agjenti i trajnerit jep përgjigjen përfundimtare

16:47, 23/06/2023

Sezoni që lamë pas, nuk ishte një nga më të mirët e Jurgen Klopp nën drejtimin e Liverpool. “The Reds” me në krye trajnerin gjerman, u renditën në Premier League në vendin e 5-të dhe në Champions League u eliminuan nga Reali Madridit në raundin e 1/8-ve.

Shpesh herë nga mediat, është thënë se Jurgen Klopp mund të marrë drejtimin e kombëtares së Gjermanisë. Rreth kësaj teme, ka zgjedhur të flasë vetë agjenti i trajnerit të Liverpool.

“Jurgen Klopp ka një kontratë afatgjatë me Liverpoolin dhe kombëtarja gjermane tashmë e ka një trajner. Kështu që për ne nuk ka asnjë problem për këtë pjesë”, u shpreh agjenti i Klopp duke i mbyllur derën kombëtares së “pancerave”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco