U nis nga Italia me not, Eva Buzo ndërpret sfidën 10 milje larg Karaburunit

U nis nga Italia me not, Eva Buzo ndërpret sfidën 10 milje larg Karaburunit

13:15, 23/06/2023

Nuk e ka pasur të lehtë, por Eva Buzo ja ka dalë të mbërrijë deri në Karaburun.

Gjatë 28 orëve not, ajo ka shfaqur probleme me të folurin nga kripa e tepërt, ndërsa së fundmi notaren shqiptare e ka pickuar kandili.

Në këto kushte, trajnerët e kanë këshilluar të ndalojë notin.

Avokatja Eva Buzo e ka ndërprerë sfidën e saj për kalimin me not nga brigjet e Italisë drejt Vlorës për shkak të problemeve shëndetësore vetëm 10 milje larg Karaburunit.

Aktualisht Buzo ndodhet disa milje larg Karaburunit në det të hapur dhe ekipi që e shoqëron është duke monitoruar gjendjen e saj.

Eva Buzo nisi ditën e djeshme misionin e saj, atë të kalimit me not nga Otranto drejt brigjeve shqiptare në Vlorë.

Mendimi për të ndërmarrë notin drejt origjinës së saj, i erdhi gjatë periudhës së izolimit nga pandemia, kur duke parë në Google Maps disa vende të mundshme për të notuar, u ndal në distancën midis Italisë dhe Shqipërisë.

Gjatë rrugëtimit me not Eva është ndjekur nga 2 trajnerë dhe një varkë e shpejtë e cila ka shërbyer për asistencë logjistike.

Eva është avokate në Australi dhe e angazhuar masivisht me problematika sociale, në mbrojtje të të drejtave të njeriut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco