Lucas Moura: U largova me kokën lart nga Tottenhami, peng që nuk fitova asnjë titull

Lucas Moura: U largova me kokën lart nga Tottenhami, peng që nuk fitova asnjë titull

13:21, 23/06/2023

Lucas Moura mbërriti te Tottenhami në vitin 2018, kur Spurs-at e transferuan nga Paris Saint-Germain për shifrën e 23 milionë paundëve.

Braziliani u shndërrua në një prej protagonistëve të skuadrës angleze, megjithatë këtë verë karriera e tij me Tottenhamin mbërriti fundin duke qenë se klubi londinez nuk e rinovoi kontratën e 30-vjeçarit.

Megjithatë, nga periudha e tij me Tottenhamin, Mouras i mbetet “peng” që nuk fitoi titull me anglezët, edhe pse në një intervistë të fundit për “LEquipe”, thekson se largohet me kokën lart nga Londra, ndërsa nuk përjashtoi firmën me një tjetër skuadër të Premier League.

Unë largohem nga Tottenhami me kokën lart dhe me ndjesinë që kam bërë një punë të mirë. Ndërtova diçka të rëndësishme dhe shkruajta histori me Tottenhamin. E pranoj se më dhemb të largohem nga ajo skuadër, nga qyteti dhe nga shokët e skuadrës”, tha Moura.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco