Shuhen dilemat, Modriç merr vendimin për të ardhmen

Shuhen dilemat, Modriç merr vendimin për të ardhmen

11:40, 23/06/2023

Luka Modriç u përfol se do të ndiqte hapat e Karim Benzema, duke e orientuar të ardhmen drejt Lindjes së Mesme.

Megjithatë, “AS” e ka bërë fakt të kryer rinovimin e “plakushit” ballkanas me Realin deri në verën e ardhshme.

Të gjitha dokumentet janë kopsitur dhe zyrtarizimi do të kryhet ditën e hënë.

Modriç, në sezonin që vjen, do të duelojë me një “armatë” të vërtetë në repartin e mesfushës.

Tçuameni, Kros, Kamavinga apo edhe opsioni i Bellingamit si “regjisor” do ta dërgonte rivalitetin në një tjetër dimension në kontingjentin e rekordmenëve të Ligës së Kampionëve.

Në etapën 2022-2023 Luka u inkuadrua në 523 takime me “mbretërorët” në të gjitha kompeticionet, e përkthyer me 6 gola dhe 6 asiste, “maratonamaku” i jashtëzakonshëm, pavarësisht viteve mbi shpinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco