Goditja e parë e Milanit në merkato

Goditja e parë e Milanit në merkato

11:20, 23/06/2023

Nesër duhet të jetë dita e Daiçi Kamadës. Rrjeti “SKY” bën të ditur se futbollisti ka zgjidhur burokracitë në lidhje me kompaninë që i menaxhon interesat dhe po përgatitet të zbarkojë në Milano.

Fillimisht vizitat mjekësore e më pas nënshkrimi i kontratës që do ta lidhë me kuqezinjtë deri në vitin 2027 me një rrogë bazë prej 3 milionë eurosh në sezon.

I aftë të luajë në çdo pozicion qendre në mesfushë, japonezi duket se është zgjedhur për t’u përdorur si fantazist, siç ndodhte me Benaserin, pasi kanë cilësi të ngjashme.

Kujtojmë se kontrata e 27-vjeçarit me Frankfurtin skadon pas një jave, çka bën që ai të jetë i lirë të lidhë fatin e tij me çdo klub që dëshiron.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco