Luis Suarez mund të tërhiqet nga futbolli i luajtur, zbulohet arsyeja

Luis Suarez mund të tërhiqet nga futbolli i luajtur, zbulohet arsyeja

10:42, 21/06/2023

Luis Suarez duket se shumë shpejt do të “varë këpucët në gozhdë”. Sulmuesi uruguaian ia ka bërë të qartë klubit të tij aktual, Gremio , se ai po mendon të tërhiqet nga futbolli.

Suarez vuan nga dhimbjet e gjurit dhe beson se do të jetë e vështirë të vazhdojë karrierën e tij.

Agjentët e 36-vjeçarit do të takohen me klubin në ditët në vijim dhe opsioni i zgjidhjes së kontratës, e cila skadon në dhjetor 2024, do të shqyrtohet.

Luis Suarez ka shënuar 11 gola dhe ka dhënë 8 asistime në 25 paraqitje për klubin brazilian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco