Vulosi fitoren ndaj Ishujve Faroe, Muçi: Silvinjo na bën të ëndërrojmë Europianin

Vulosi fitoren ndaj Ishujve Faroe, Muçi: Silvinjo na bën të ëndërrojmë Europianin

22:58, 20/06/2023

Ernest Muçi, vulosi, triumfin 1-3 të Shqipërisë në transfertë ndaj Ishujve Faroe.

Talenti kryeqytetas që aktivizohet te skuadra polake e Legias se Varshëvës, në prononcimin pas ndeshjes, ndër të tjera u shpreh:   

“Jam shumë i lumtur që shënova. Ishin 3 pikë shumë të rëndësishëm për ne. Jam shumë i lumtur që trajneri më aktivizoi dhe arrita të shënoj. Mbas 4 ditësh do të rikthehem me klubin e Legias. Mes Polonisë dhe Shqipërisë është lufta, shpresoj që t’i mundim në shtator.

Ndihem shumë mirë , trajneri na bën që të ëndërrojmë akoma më shumë për tu futur në Europian. Sa herë që do të futem, do të jap më të mirën për të ndihmuar kombëtaren”, u shpreh Muçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco