Shqipëria mposht Ishujt Faroe dhe merr vendin e dytë në grup

Shqipëria mposht Ishujt Faroe dhe merr vendin e dytë në grup

22:40, 20/06/2023

Kombëtarja shqiptare luajti në transfertë përballë Ishujve Faroe në ndeshjen e tretë të fushatës kualifikuese të “EURO 2024”, e vlefshme për Grupin E, shkruan Syri.net.

Kuqezinjtë fituan me rezultatin 3-1, duke arritur suksesin e dytë radhazi, pasi atij me Moldavinë (2-0).

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin e barabartë 1-1, me golat e shënuar nga Nedim Bajrami në minutën e 20-të dhe Faero (45+1’).

Në pjesën e dytë, Kristjan Asllani realizon një supergol në minutën e 51-të, duke kaluar sërish në epërsi kuqezinjtë.

Ernest Muçi në fund realizoi golin e tretë, duke vulosur rezultatin përfundimtar 3-1.

Me këtë fitore Shqipëria ngjitet në vend të dytë, duke rritur shanset për kualifikimin në Kampionatin Evropian “Gjermani 2024”.    

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco