Askush si ai, Cristiano Ronaldo vendos rekord “Guinness” me kombëtaren

Askush si ai, Cristiano Ronaldo vendos rekord “Guinness” me kombëtaren

21:51, 20/06/2023

Dueli i sotëm ndaj Islandës, ishte tepër special për Cristiano Ronaldon. 5 herë fituesi i “Topit të Artë” ka arritur të regjistrojë mbrëmjen e sotme, përballjen e 200-të me fanellën e Portugalisë, duke vendosur kështu edhe një rekord “Guinness”, si lojtari me më shumë paraqitje për një kombëtare futbolli.

Para startit të sfidës së sotme, Ronaldos iu dhurua fanella e tij e parë e veshur me kombëtaren, në ndeshjen ndaj Kazakistanit në vitin 2003, e cila mbante sipër numrin 16, numër i përdorur nga Ronaldo para se të merrte numrin 17-të e më pas 7-tën.

Image

Vlen të theksohet fakti se asnjë futbollist nuk ka arritur të regjistrojë 200 ndeshje me ekipin kombëtar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco