Ishujt Faroe barazojnë në fund të pjesës së parë, Shqipëria ‘qan’ rastet e Cikalleshit

Ishujt Faroe barazojnë në fund të pjesës së parë, Shqipëria ‘qan’ rastet e Cikalleshit

21:36, 20/06/2023

Kombëtarja shqiptare po luan në transfertë përballë Ishujve Faroe në ndeshjen e tretë të fushatës kualifikuese të “EURO 2024”, e vlefshme për Grupin E, shkruan Syri.net.

Sapo ka përfunduar pjesa e parë, me rezultatin e barabartë 1-1.

Kuqezinjtë kaluan në avantazh në minutën e 20-të, ku nga një kombinim mes Asanit dhe Nedim Bajramit, ky i fundit brenda zonës gjuan saktë, duke e dërguar topin në rrjetë.

 

 

Më pas, Cikalleshi kishte mundësinë të dyfishonte shifrat, por gabon nga pika e bardhë e 11-metërshit.

Sërish Cikalleshi kishte dy raste të tjera, por pa arritur të shënojë.

Në fund, vendësit barazojnë me golin me kokë të Faero (45+1’).

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco