Lajmi i fundit

VIDEO/ Dalin pamjet e shpërthimit me tritol te banesa e gjyqtarit në Shkodër

Guardiola për Gundogan: Shpresoj të qëndrojë, Xavi e ka telefonuar shumë herë

Guardiola për Gundogan: Shpresoj të qëndrojë, Xavi e ka telefonuar shumë herë

18:20, 20/06/2023

E ardhmja e Ilkay Gundogan te Manchester City mbetet në diskutim, pasi kontrata e tij me “citizens” skadon në fund të qershorit. Në media flitet gjithmonë e më shumë për një kalim të mundshëm të mesfushorit gjerman te Barcelona.

I pranishëm në një event në Barcelonë, trajneri i Cityt, Pep Guardiola ka folur për të ardhmen e Gundogan.

“E di që shumë janë të interesuar për të, por edhe City. Shpresoj që Gundogan të qëndrojë me ne, por nëse në fund vendos të shkojë te Barcelona, ata do të bëjnë një nënshkrim të jashtëzakonshëm.

Unë kurrë nuk kam negociuar një kontratë. E di që Barcelona e dëshiron atë dhe se Xavi e ka telefonuar shumë herë. Ne duam që Gundogan të qëndrojë me ne, sepse ai është një lojtar shumë i rëndësishëm.

Por nëse ai zgjedh që në fund të shkojë te Barcelona, unë do t’i them atij se do të argëtohet shumë”, u shpreh Guardiola për sa i përket Gundogan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco