VIDEO/ Dalin pamjet e shpërthimit me tritol te banesa e gjyqtarit në Shkodër

09:57, 29/04/2024
A+ Aa A-

SYRI TV ka siguruar videon nga momenti i shpërthimit të tritolit në banesën e gjyqtarit të Shkodrës, Tonin Sterkaj.

Një person në dukje i moshës së re, me kapuç në kokë e dorashka në duar shfaqet rreth orës 02:55 sipas kameras që ka filmuar pamjet në rrugën “Tom Kola” në Shkodër ku jeton magjistrati Tonin Sterkaj.

Gjithë ngjarja ndodh për 120 sekonda, teksa autori shfaqet i qetë dhe me ecje të ngadaltë.

Ai vendos lëndën plasëse në portën kryesore të banesës së Sterkajt dhe largohet me shpejtësi. Për pak sekonda dëgjohet shpërthimi i fuqishëm.

Janë bërë shoqërimet e para për t'u pyetur për ngjarjen, ndërsa ka nisur përpilimi i një liste me persona të dyshuar apo që mund të kenë dijeni.

Gjyqtarit i është caktuar mbrojtje e menjëhershme nga Policia e Shkodrës me 2 efektivë që sigurojnë ruajtjen fizike të tij dhe familjarëve deri në një vendimarrje nga KLGJ dhe strukturat e tjera ligjzbatuese.

Kjo mbrojtje e papërcaktuar në afat kohor vjen pasi ekzistojnë dyshime të arsyeshme që ngjarja të ketë ardhur për shkak të detyrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco