Partizani me fat, nuk do të luajë në Bjellorusi ndaj BATE Borisov

Partizani me fat, nuk do të luajë në Bjellorusi ndaj BATE Borisov

16:33, 20/06/2023

Partizani do të përballet me BATE Borisov në Ligën e Kampioneve.

Skuadra kampione e Shqipërisë do të përballet me vendin e tretë të Bjellorusisë, të cilët janë një emër i njohur në arenën ndërkombëtare.

Ndeshja e parë do të luhet në vendin tonë, ndërsa ajo e kthimit në fushë asnjanëse, Hungari ose Turqi.

Kjo për shkak se UEFA nuk e lejon BATEN të luajë në Bjellorusi pas një vendimi që ka marrë vitin e kaluar pas luftës në Ukrainë.

Bjellorusia mbështeti Rusinë në luftën ndaj ukrainasve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco