Lajmi i fundit

Piu kafe me çiftin e moshuar dhe më pas i vrau, arrestohet autori i dyshuar i krimit në Dropull

Hysaj: Skemat e Silvinjos na përshtaten të gjithëve, jemi në rrugën e duhur

Hysaj: Skemat e Silvinjos na përshtaten të gjithëve, jemi në rrugën e duhur

23:09, 17/06/2023

Elseid Hysaj vlerësoi maksimalisht sfidën e kuqezinjve ndaj Moldavisë dhe tha se kjo është rruga që kombëtarja duhet të ndjekë, teksa komplimentoi edhe punën e bërë nga trajneri Silvinjo.

A besoni se kjo është forma më e mirë e Kombëtares?

Unë besoj që në këtë ndeshje sot kemi treguar një formë shumë të mirë dhe nëse vazhdojmë kështu, do të jetë shumë e vështirë për të gjitha skuadrat kundërshtare.

Duket se me skemat e Silvinjos jeni përshtatur të gjithë më mirë…

Besoj që po, sepse kemi shumë lojtarë që luajë me katër në mbrojtje, në skuadrat përkatëse. Edhe Bajrami gjen veten më mirë me këtë skemë, ndaj besoj se ishte zgjedhje e mirë ajo e Silvinjos trajner.

Çfarë i thatë Uzunit, kur vrapuat 70 metra dhe e patë të humbë atë rast?

I thashë shyqyr që ishte pozicioni jashtë loje…

Cili është çelësi i suksesit të Shqipërisë?

Silvinjo na ka karikuar shumë dhe na ka motivuar të bëjmë më të mirën. Kemi shumë djem të rinj, që edhe pse nuk luajnë shumë, na japin vërtetë shumë, duke u stërvitur me profesionalizëm dhe duke na motivuar të gjithëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco