Kualifikueset ‘Euro 2024’/ De Biasi merr pikën e parë, Haaland shënon për Norvegjinë

Kualifikueset ‘Euro 2024’/ De Biasi merr pikën e parë, Haaland shënon për Norvegjinë

20:14, 17/06/2023

Ndeshjet e pasdites në kualifikueset e Euro 2024, kanë dhuruar disa rezultate shumë interesante.

Por ai që spikat më shumë në të tre ndeshjet është humbja 1-2 në shtëpi e Norvegjisë përballë Skocisë.

Edhe pse nordikët shënuan të parët me anë të Haaland me penallti, ata u përmbysën në minutat e fundit të sfidës nga golat e Dajks dhe MekLin.

Kështu, Norvegjia mbetet në kuotën e 1 pike pas tre ndeshjeve dhe tashmë është pas dyshes Skoci-Spanjë, duke rrezikuar seriozisht praninë në Europian të një prej sulmuesve më të talentuar në qarkullim.

Ndërkohë, në ndeshjet e tjera, bie në sy barazimi 1-1 i Azerbajxhanit me Estoninë, ku skuadra e De Biasit mori pikën e parë në këto kualifikuese.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco