Gjithçka gati për Moldavinë, zbulohen numrat që do të mbajnë kuqezinjtë në fanellë

Gjithçka gati për Moldavinë, zbulohen numrat që do të mbajnë kuqezinjtë në fanellë

18:40, 17/06/2023

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë sot me ngjyrat kuqezi në ndeshjen ndaj Moldavisë, të vlefshme për kualifikueset e Euro 2024.

Trajneri Silvinjo ka bërë zgjedhjen e tij sa i përket lojtarëve të gatshëm për këtë duel, duke caktuar 23-shen që do të ketë të gatshme për ndeshjen.

Sigurisht, janë përcaktuar edhe numrat që futbollistët do të kenë në fanella dhe këtë radhë do të ketë lëvizje të vogla.

Kjo, pasi Bare kthehet dhe rimerr 7-ën e tij, ashtu si edhe Sadiku i cili rimerr 10-ën me të cilën shkroi historinë në Euro 2016, të cilën kohët e fundit e kishin mbajtur Nedim Bajrami apo Rei Manaj.

Lista sipas numrave

1 Etrit Berisha

2 Mario Mitaj

3 Naser Aliji

4 Elseid Hysaj

5 Frederik Veseli

6 Berat Gjimshiti

7 Keidi Bare

8 Nedim Bajrami

9 Jasir Asani

10 Armando Sadiku

11 Myrto Uzuni

12 Elhan Kastrati

13 Enea Mihaj

14 Qazim Laçi

15 Taulant Seferi

16 Sokol Cikalleshi

17 Ernest Muçi

18 Ardian Ismajli

19 Anis Mehmeti

20 Ylber Ramadani

21 Kristjan Asllani

22 Amir Abrashi

23 Thomas Strakosha

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco