Fitorja në transfertë kundër Gjibraltarit, ankohet Deshamp: Nuk luhet në të tilla fusha

Fitorja në transfertë kundër Gjibraltarit, ankohet Deshamp: Nuk luhet në të tilla fusha

16:19, 17/06/2023

Nuk duket shumë i lumtur Didier Deshamp pas fitores me Gjibraltarin në transfertë 3-0.

Në konferencën për shtyp që pasoi takimin, trajneri i “gjelave” u mundua të mbajë vëmendjen e lartë për skuadrën e tij, pasi të hënën e pret një tjetër sfidë e rëndësishme siç është ajo me Greqinë.

“Mund të kishim shënuar edhe më tepër, megjithatë për mënyrën se si luajtëm dhe për faktin se nuk rrezikuam asgjë më duhet të pranoj se ishte një paraqitje pozitive.

Nuk dua të kërkoj justifikime, por nuk është normale që të luhet në terrene të tilla ku cilësia e fushës është e dobët dhe ka pak pjesëmarrje nga publiku”, deklaroi Deshamp për mediat e pranishme në Faro të Portugalisë, ku u zhvillua edhe takimi i djeshëm.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco