Barazuan me Rumaninë, flet Giresse: Terreni ndikoi në rezultat, lojtarët zgjedhin kombëtare të tjera

Barazuan me Rumaninë, flet Giresse: Terreni ndikoi në rezultat, lojtarët zgjedhin kombëtare të tjera

10:27, 17/06/2023

Kosova nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në stadiumin Fadil Vokrri përballë Rumanisë duke komplikuar rrugëtimin në Grupin I në kualifikueset e Euro 2024. Pas ndeshjes, u pronocua për mediat trajneri Allain Giresse, i cili theksoi se terreni i rënduar prej shiut në stadiumin Fadil Vokrri ndikoi që lojtarët e tij të mos finalizonin siç duhej aksionet.

“Terreni dhe fati ndikoi, në momentet e fundit mund të bënim më mirë. Por, terreni mbetet faktor kryesor në shkakun pse nuk gjetëm golin. Në fundin e lojës, Muriqi shpërdoroi edhe Rashica pati raste.

Nuk jam i sigurt nëse i kemi pasur pesë barazime radhazi, ka edhe lojtarë të tjerë që na shërbejnë, por ata po zgjedhin kombëtare të tjera. A i kemi humbur shpresat e kualifikimit? Përderisa na lejon matematika, ka gjithmonë një shans dhe nuk dorëzohemi”, u shpreh Giresse.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco