Alkooli rridhte si ujë/ Fatura që Manchester City pagoi mbas festimeve i la të gjithë gojë hapur

Alkooli rridhte si ujë/ Fatura që Manchester City pagoi mbas festimeve i la të gjithë gojë hapur

09:55, 16/06/2023

Manchester City, i cili e mbylli sezonin me 3 trofe, fitoi për herë të parë në historinë e tij Champions League. 

Por në festat e futbollistëve pas fitoreve të çmendura bëri bujë të madhe fatura që klubi paguoi vetëm për alkoolin. 

Emri i shquar i festave, babai i Jack Grealish, Kevin, deklaroi se Manchester City ka paguar 47 mijë paund për pije alkoolike në vendin ku ekipi festoi.

Kevin, i cili ishte një nga emrat më argëtues të skuadrës në festa, ka ndarë llogarinë që klubi ka paguar në festimet e kampionatit. 

Në deklaratën e tij,  ai tha se  ka paguar 47 mijë paund në lokalin ku Manchester City ka festuar kampionatin.

Duke folur për The Mirror, Kevin tha:

"Pasi fitoi Premier League, klubi pati një festë, disa javë më parë, në Tunnel Club. Fatura erdhi në 47 mijë paund. Pashë faturën. Nuk ishte vetëm fatura e pijeve të Jackit. Përkundrazi, atë natë Jack shkoi herët në shtëpi!"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco