Eliminatoret ‘EURO 2024’/ Sfidat e mbrëmjes së sotme

Eliminatoret ‘EURO 2024’/ Sfidat e mbrëmjes së sotme

08:38, 16/06/2023

Mbrëmjen e sotme rikthehen të luhen ndeshjet kualifikuese të “EURO 2024”, me 24 skuadra kombëtare që zbresin në fushën e lojës.

Përfaqësuesja e Kosovës do të presë në shtëpi Rumaninë në orën 20:45, sfidë e vlefshme për Grupin I.

“Dardanët” kanë grumbulluar vetëm 2 pikë në dy ndeshje dhe tashmë duan fitoren për të besuar në ëndrrën europiane.

Po në këtë grup, Zvicra do të luajë në transfertë me Andorrën, ndërsa Bjellorusia do të presë Izraelin.

Në Grupin B, Franca do të luajë një transfertë të lehtë përballë Gjibraltarit, ku shanset për të ndodhur ndonjë surprizë janë thuajse zero.

Në Grupin C, Anglia kërkon të ruajë ritmin e fitoreve, me transfertën përballë Maltës. Po ashtu në këtë grup, Maqedonia e Veriut do të presë Ukrainën.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco