Zyrtare/ Pas Hotit vjen një tjetër largim nga Partizani, mbrojtësi mbyll kontratën me mirëkuptim

Zyrtare/ Pas Hotit vjen një tjetër largim nga Partizani, mbrojtësi mbyll kontratën me mirëkuptim

10:14, 15/06/2023

 

Përveç afrimeve, Partizani po mendon edhe për merkaton dalëse. Pas Ëngjëll Hotit, nga kampi i kuq është larguar edhe mbrojtësi sllovak Jozef Menich. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i kuq me anë të një njoftimi në rrjetet sociale, ku tregon se palët kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes tyre.

“Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me lojtarin Jozef Menich. Mbrojtësi Sllovak dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes tyre.

Faleminderit Jozef Menich për kontributin e dhënë në sezonin 2022-2023 me fanelën e kuqe dhe shumë suksese në karrierën sportive”, shkruhej në postimin e publikuar nga Partizani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco