'Është ëndrra e të gjithëve', De Biasi: Kush ka frikë të drejtojë Napolin, le të ndryshojë zanat

'Është ëndrra e të gjithëve', De Biasi: Kush ka frikë të drejtojë Napolin, le të ndryshojë zanat

08:39, 15/06/2023

 

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Gianni De Biasi, që aktualisht drejton kombëtaren e Azerbajxhanit ka folur për situatën e krijuar në pankinën e Napolit.

“Kloni i Spallettit nuk ekziston. Duhet ta dijë klubi dhe është thelbësore që ta kuptojnë mbi të gjithë lojtarët. Askush nuk do të jetë identik me Lucianon dhe në dhomat e zhveshjes zgjedhjet e trajnerit të ri nuk duhet të krahasohen gjithmonë me ato të paraardhësit të tij.

Nëse ndonjë kolegu im ka frikë të drejtojë Napolin, ose mendohet përpara një oferte të De Laurentiis, është më mirë që të ndryshojë zanat menjëherë. Çfarë presioni, është ëndrra e të gjithëve të drejtosh kampionët e Italisë”, ka thënë Gianni De Biasi. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco