Kosova nuk e ftoi, Mirlind Daku: Shqipërinë e përfaqësoj me zemër

Kosova nuk e ftoi, Mirlind Daku: Shqipërinë e përfaqësoj me zemër

15:34, 14/06/2023

Mirlind Daku nuk mori një ftesë nga kombëtarja e Kosovës për ndeshjet kualifikuese të “Euro 2024”, ndaj Rumanisë dhe Bjellorusisë.

Sulmuesi, i cili luan për fanellën e Murës në kampionatin slloven, është shprehur së fundmi se nëse do t’i jepet mundësia për të përfaqësuar Shqipërinë, do ta bëjë.

“Nëse më jepet mundësia, do ta përfaqësoj me gjithë zemër Kombëtaren shqiptare”, tha fillimisht ai për “RTV Dukagjini”.

Gjithashtu, Daku ka treguar se gjatë grumbullimit të fundit me dardanët ka sakrifikuar për të qenë pjesë e skuadrës.

“Në grumbullimin e fundit kur jam larguar për shkaqe shëndetësore, kam ardhur me të gjitha medikamentet, ka ndodhur që katër ditë nuk kam arritur të ushqehem mirë. Vetëm e vetëm që ta mos refuzoj ftesën e kombëtares së Kosovës. Tani kur jam në formë të mirë, me këto statistika të mira, minutazhin e duhur dhe nuk po vjen ftesa atëherë, po, është diçka shumë jo korrekte ndaj meje”, theksoi 24-vjeçari.

Ndërkohë sulmuesi ka mbyllur kampionatin si golashënuesi i dytë më i mirë në Slloveni, me 19 gola.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco