Gjigandët e Premier League përfundojnë në duart e arabëve për 6 miliardë stërlina

Gjigandët e Premier League përfundojnë në duart e arabëve për 6 miliardë stërlina

09:55, 14/06/2023

 

Pas PSG, investitorët nga Katari sigurojnë edhe klubin e Manchester United. Shitja e kuotave të klubit legjendar anglez do të kryhet ditët në vijim, por Banka Qendrore e shtetit islamik vendosi të kompletojë blerjen e klubit që aktualisht i përket familjes Glazer, për një shumë që kalon 6 miliardë stërlina.

Kjo shumë do të shkojë në xhepat e pronarëve aktualë, por do të shërbejë edhe për të përmirësuar infrastrukturën aktuale dhe ndërtuar një ekip më kompetitiv, që të rivalizojë me Manchester City. Malcolm Glazer e bleu Manchester United për 300 milionë stërlina në vitin 2005, ndërsa tani e shet për një shifër marramendëse, duke patur një nga fitimet më të mëdha në historinë e futbollit.

Tashmë do të shihet se si do të ndryshojë merkato me hyrjen e kompanive nga Katari, që pritet të shpenzojnë rreth 1 miliardë euro për përforcimin e skuadrës. Kështu, një klub i madh i Premier League dhe në rang botëror do të bëhet edhe më i fuqishëm.

Pronarët e fuqishëm nga Arabia po shtrijnë duart në Angli, ku edhe Newcastle ka pronarë nga Lindja e Mesme, ndërsa Liverpool ka dalë në shitje dhe pret ofertën më të mirë (rreth 4.5 miliardë stërlina). Shifra këto që tregojnë se futbolli në Angli është në një nivel tjetër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco