Lajmi i fundit

TAKS FORCE/ Gjykata e Lartë 'noterizon' ndalimin e Berishës në Kuvend

Manchester City nis paradën për 'tripletën' e titujve

Manchester City nis paradën për 'tripletën' e titujve

20:52, 12/06/2023

Festa e Manchester Cityt për sezonin e tyre më të suksesshëm në histori vetëm mund të shtyhej, por për asnjë arsye në botë ajo nuk mund të anulohej.

Parashikimi i motit për stuhi në Manchester vetëm sa vonoi paradën e futbollistëve të Cityt, të cilët tashmë me autobuzin e hapur janë duke reklamuar tre titujt e fituar këtë sezon në rrugët e qytetit.

Atmosfera është e zjarrtë dhe të shumtë janë fansat e The Citizens që po festojnë së bashku me idhujt e tyre. Sigurisht, protagonist kryesorë të festës janë Jack Grealish, Erling Haaland ndërsa pas nuk mbetet edhe trajneri Pep Guardiola.

Në fund, festa është legjitime pasi “tripleta” e titujve (Premier League, Champions League dhe FA Cup) nuk është diçka e zakonshme.

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco