Prej vitesh pjesë e Kombëtares shqiptare, Partizani zyrtarizon largimin e pjesëtarit të stafit

Prej vitesh pjesë e Kombëtares shqiptare, Partizani zyrtarizon largimin e pjesëtarit të stafit

19:30, 12/06/2023

Klubi i Partizanit ka nisur sot punë me trajnerin Zoran Zekiç, por ndërkohë, nuk ka konfirmuar ende zyrtarisht stafin me të cilin do të punojë kroati. Fatjon Tafaj dhe Klajdi Kënga kanë qenë sot në stërvitjen e parë përkrah kroatit, ndërsa do të duhet që të gjendet edhe një përgatitës portierësh.

Ilir Bozhiqi, prej vitesh pjesë e stafit të kombëtares shqiptare të futbollit, ka mbyllur bashkëpunimin që nisi me të kuqtë kur në drejtimin e tyre erdhi Ilir Daja. Edhe klubi zyrtarizoi ndërprerjen e kësaj marrëveshje me përgatitësin e njohur të portierëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco