Ndeshja me Moldavinë, Kombëtarja plotësohet me Asllanin dhe Asanin

Ndeshja me Moldavinë, Kombëtarja plotësohet me Asllanin dhe Asanin

18:46, 12/06/2023

 

Kristjan Asllani dhe Jasir Asani janë dy lojtarët e fundit që kompletojnë grupin kuqezi.

Pas finales së Champions, mesfushori i Inter udhëtoi menjëherë drejt Shqipërisë, për t’u vendosur në urdhrat e trajnerit Silvinjo.

Edhe Jasir Asani mbylli angazhimet me skuadrën e tij në Korenë e Jugut, për të qenë në dispozicion të përfaqësueses.

Plotësimi i ekipit me 26 lojtarët e grumbulluar, ka bërë që kuqezinjtë të nisin fazën finale të përgatitjeve për ndeshjen e 17 qershorit me Moldavinë.

Tre ditë më pas Kombëtarja do të luajë në transfertën me Ishujt Faroe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco