Fituan mbi 150 milionë euro nga Championsi, por Interi ka bilanc negativ

Fituan mbi 150 milionë euro nga Championsi, por Interi ka bilanc negativ

18:10, 12/06/2023

Ecuria e shkëlqyer e Interit në Champions, duke u ndalur vetëm në finale, i lejoi ata të fitonin mbi 95 milionë euro. Për më tepër, këtyre duhet t’u shtohet edhe rritja e peshës së të ardhurave nga marketingu.

Praktikisht në arkat zikaltër kanë përfunduar 57,5 milionë nga UEFA, 15,6 kuota bazë, 12 nga “market pool” dhe 16 mln nga renditja historike. Totali kap 101 milionë euro, të cilave u hiqen 4 milionë për shkak të shkeljeve të klubit në kuadër të “Fair Play” Financiar. Interi ka arkëtuar shuma të tjera nga fitoret ku spikatin ato me Bajernin (3.5 mln), me Barcelonën (4.5), me Porton (6.8) me Benfikën (8,2) dhe 12/5 milionë nga fitoret kundër Milanit.

Vetëm nga “San Siro”, Interi ka fituar 39,3 milionë euro të tjera për një total fitimesh në 150 milionë euro vetëm nga fushata europiane. Sidoqoftë, sezoni i Interit do të mbyllet me rreth 80 milionë euro humbje, çka nuk e detyron klubin për shitje të detyrueshme lojtarësh.

FITIME TË TJERA – Në fakt, Simone Inzagi me fitoret e Kupës së Italisë dhe Superkupës i ka shtuar klubit të paktën 20.5 milionë euro, ku përfshihen 7.5 nga Kupa e Italisë, 5.5 nga biletat e finales së Kupës së Italisë, 3.5 nga Superkupa dhe 4 nga pjesëmarrja e siguruar në finalet e Superkupës së ardhshme. Ndërkohë, edhe vendi i tretë në Serinë A sjell miliona.

16.8 vetëm nga pozicionimi dhe 5 milionë eurot për ndeshjet në shtëpi ku zikaltrit janë ndjekur në mënyrë konstante nga të paktën 70 mijë zemra interiste. Të gjitha këto kanë vlejtur edhe për asetet e klubit, i cili sivjet mendohet se do të vlejë të paktën 400 milionë euro më shumë sesa një vit më parë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco