Miqësoret kundër Kosovës/ Kurti & Sulejmani: Nuk na mungon asgjë për të fituar, kemi grup cilësor

Miqësoret kundër Kosovës/ Kurti & Sulejmani: Nuk na mungon asgjë për të fituar, kemi grup cilësor

16:30, 12/06/2023

 

Veç Kombëtares A dhe Shpresave, edhe ekipi kombëtar U-19 do të zbresë në fushë gjatë këtij muaji qershor. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Ervin Bulku do të sfidojnë Kosovën në stadiumin ‘Kukës Arena’ më 14 dhe 16 qershor. Grumbullimi ka nisur që prej pasdites së të shtunës, teksa kuqezinjtë e vegjël po i zhvillojnë përgatitjet në një nga fushat e ‘Shtëpisë së Futbollit’. Arlind Kurti dhe Flavio Sulejmani janë dy futbollistët kuqezi që luajnë në radhët e ekipit kombëtar U-19. Që të vegjël në ekipet e moshave, dy kuqezinjtë nuk e fshehin lumturinë që tashmë janë pjesë edhe e Shqipërisë U-19, ndërsa synojnë që të dy së bashku, një ditë të luajnë me Kombëtaren A.

Mbrojtësi kuqezi, Arlind Kurti, i cili luan me ekipin e Laçit tregon për fshf.org se përgatitjet për dy ndeshjet ndaj Kosovës kanë shkuar shumë mirë, ndërsa nënvizon se sa e veçantë është të luash për Shqipërinë. Ndër të tjera, mbrojtësi shqiptar zbulon edhe objektivat e së ardhmes.

I lumtur për ftesën nga Kombëtarja U-19? – Kam qenë pjesë e moshave të Kombëtares. U ndjeva shumë i lumtur që mora sërish një ftesë për këtë grumbullim të radhës, ku kemi edhe dy ndeshje shumë të rëndësishme kundër Kosovës.

Puna me trajnerin Bulku – Ne e njohim edhe më parë, sepse kemi punuar më parë në ekipin U-17. Stërvitjet kanë shkuar shumë mirë. Jemi përgatitur për ta fituar këtë ndeshje.

Si ndihesh kur vesh fanellën kuqezi? – Është ndjesi shumë e veçantë dhe kur e vesh këtë fanellë, ndihem shumë i lumtur sepse përfaqësoj kombin tim. I bëj thirrje të gjithë lojtarëve që kur e veshin këtë fanellë, të luajmë me shpirt dhe me gjak në fushë.

Sa të rëndësishme janë këto ndeshje kundër Kosovës për grupin kuqezi? – Janë dy miqësore shumë të vlefshme. Stafi duhet ta shikojë grupin, që të formohet edhe grupi më i mirë i mundshëm dhe që kur të shkojmë në Europian të bëjmë më të mirën tonë dhe të arrijmë objektivat tonë.

Objektivat në aspektin personal – Për momentin jam një lojtar i Laçit, jam fokusuar aty dhe shpresoj të shkoj akoma edhe më lart. Sigurisht, edhe me ekipin kombëtar. Dua të arrij majat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco