Vllaznia e mbyll me një titullar, largohet mbrojtësi

Vllaznia e mbyll me një titullar, largohet mbrojtësi

15:54, 12/06/2023

Vllaznia ka nisur punën për sezonin e ri, teksa pas emërimin e trajnerit Migen Memellit po punohet për ekipin e sezonit të ri.

Sipas SuperSport,  Dajan Shehi do të largohet si një lojtar i lirë, pas vetëm një sezoni në Shkodër.

Klubi shkodran dhe lojtari negociuan për një rishikim të kontratës, për shkak se synojnë që të ulin buxhetin në sezonin e ri, por në fund kanë vendosur që ta mbyllin këtu bashkëpunimin mes tyre.

Shehi ka luajtur 22 ndeshje gjatë këtij edicioni në Superiore me kuqeblutë, por aventura e tij e dytë në Shkodër nuk zgjati shumë.

Mbrojtësi nga Elbasani largohet si një lojtar i lirë dhe tashmë do të shqyrtojë opsionet që do t’i ofrohen.

Shehi e ndihmoi skuadrën për të arritur zonën europiane por nuk do të jetë pjesë e ekipit as për ndeshjet europiane.

Në të shkuarën 26-vjeçari ka qenë pjesë e Elbasanit, Teutës, Besës, Partizanit, Kastriotit dhe Skënderbeut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco