Real Madrid bllokon numrat legjendarë, dy yjet e skuadrës ndryshojnë fanellat

Real Madrid bllokon numrat legjendarë, dy yjet e skuadrës ndryshojnë fanellat

13:46, 12/06/2023

Si rrallë herë, Real Madrid kishte të lirë numrat “9”, “11” dhe “7” pasi në pak orë u larguan nga skuadra Benzema, Hazard dhe Asensio.

Megjithatë, dy numra janë rezervuar dhe tashmë ka mbetur vetëm “9” e sulmuesit pykë.

Numrin “7” me të cilin ka shkëlqyer së fundmi Kristiano Ronaldo por dështoi Eden Hazard do ta mbajë sezonin e ri sulmuesi Vinisius Zhunior i cili kishte numrin “21”.

Ylli brazilian ka treguar një formë të jashtëzakonshme sezonin e fundit e tashmë me numrin 7 në fanellë, përgjegjësia për të rritet.

Numrin “11” që në vitet e fundit e kanë pasur Bejl dhe Asensio, sezonin e ri do ta mbajë Rodgrigo.

Sulmuesi ka lënë numrin “20” për afrimin e ri, Fran Garsian dhe tashmë në fanellë ka një tjetër numër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco