Lajmi i fundit

LIVE/ Meta dhe përfaqësuesit e PL marshim nga selia drejt protestës në mbështetje të Sali Berishës

Tenis/ Rafael Nadal mbetet pas 20 vitesh jashtë renditjes së 100 më të mirëve

Tenis/ Rafael Nadal mbetet pas 20 vitesh jashtë renditjes së 100 më të mirëve

12:23, 12/06/2023

Në ditën kur tenisti serb, Novak Djokovic, triumfoi në “Roland Garros” (mposhti në finale norvegjezin Ruud), duke u rikthyer numri 1 në renditjen botërore për meshkuj, Rafael Nadal, rivali i tij i madh, ka rënë por top-100, më konkretisht në vendin e 136-të.

Për herë të fundit tenisti nga Mallorca ishte renditur jashtë 100 më të mirëve të tenisit më shumë se 20 vjet më parë: më 14 prill 2003. Rafa në atë kohë ishte vetëm 16 vjeç.

Me mungesën e Nadalit në top-100, tenisit spanjoll për meshkuj i ka mbetur shtatë përfaqësues në elitën e raketave.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco