'Shkoni të flini gjumë', Henry ngre në 'qiell' Guardiolën: E morët vesh kush është më i miri?

'Shkoni të flini gjumë', Henry ngre në 'qiell' Guardiolën: E morët vesh kush është më i miri?

10:27, 11/06/2023

Manchester City ka shkruar historinë duke fituar për herë të parë Championsin e për më tepër, duke realizuar edhe tripletën e famshme. “Qytetarët” e Guardiolës mundën Interin me rezultatin 1-0, aty ku Guardiola u rikthye edhe një herë tjetër te trofeu me veshë të gjatë.

Në përfundim të ndeshjes, Thierry Henry ka folur për historinë e këtij takimi dhe nuk i ka kursyer elozhet për Guardiolën duke e konsideruar më të mirin në histori e duke i mbyllur gojën kritikëve.

“Ka fituar 2 herë tripletën me skuadra të ndryshme. Asnjëri të mos flasë më për Guardiolën, nuk dua t’iu dëgjoj. Shkoni të flini gjumë sepse nuk dini çfarë flisni. Ai është trajneri më i mirë që kam parë ndonjëherë. A keni më argumente? Çfarë do të thoni, apo do të thoni që duhet të fitojë edhe një tjetër tripletë”, u shpreh Henry.

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco