Thjeshtësia dhe madhështia e heroit të 'Manchester City', që e bën unik në botën e futbollit

Thjeshtësia dhe madhështia e heroit të 'Manchester City', që e bën unik në botën e futbollit

09:58, 11/06/2023

Për shumë futbollistë, gjithçka lidhet me shtëpitë luksoze, makinat e shtrenjta dhe rrjetet sociale, por kjo nuk vlen për heroin më të madh të Manchester Cityt, Rodri.

Rodrigo Hernandez, i njohur më mirë si Rodri, është imponuar si heroi i Manchester Cityt për të disatën herë kur pjesa tjetër e skuadrës nuk shfaqet mirë në fushë. Këtë e bëri në Premier League, dhe tani ka çuar gjithçka në një nivel më të lartë, kështu që goli i tij vendosi finalen e Champions League dhe u solli Qytetarëve trofeun më të madh në historinë e klubit.

Por ajo që e ndan Rodrin nga shumë kolegë të tij në botën e futbollit është modestia. Këtë e ka treguar pas finales së Champions League, ku nuk ka dashur komplimente, por ka thënë se nuk ka luajtur në nivelin e dëshiruar.

Historia e mesfushorit të madh spanjoll është e njohur prej kohësh. Ai është një nga lojtarët më modest, të cilit nuk i interesojnë rrjetet sociale, as i pëlqen të shpenzojë para për sende luksi, edhe pse sipas kontratës me Manchester Cityn mund të përballojë shumë më tepër se futbollistët e tjerë.

 

 

 

Ndërkohë që po vazhdonte pandemia e koronavirusit, fokusi i tij ishte vetëm zhvillimi i karrierës së tij futbollistike, por edhe arsimimi, ndaj iu përkushtua diplomimit në Fakultetin e Administrimit dhe Menaxhimit të Biznesit.

Në momentet kur ai fitonte 120,000 £ në javë sipas kontratës së tij, Rodri jetonte ende në një dhomë studentore. Në të njëjtën kohë, ai ishte i fokusuar në arsim dhe nuk donte të blinte apartament apo shtëpi.

"Njerëzit u tronditën kur panë Rodri, i cili luante në La Liga të Spanjës, por ende jetonte në rezidencën e universitetit. Ai ishte gjithmonë mjaft 'normal'. Ai ndante hapësirën dhe kohën me të gjithë dhe pëlqente të kalonte kohë me miqtë e tij, edhe pse ishte një yll futbolli”, tha një herë për “Marcan” miku i tij Valentin Henarejo.

 

 

 

Një futbollist i njohur, Rodri nuk ka dashur të blejë një makinë të shtrenjtë. Përkundrazi, ai ka blerë një Opel Corsa të përdorur nga një zonjë e moshuar, vetëm pasi ka marrë patentën e shoferit.

Rodrigos iu këshillua të blinte një makinë më të mirë për arsye sigurie, por ai pyeti veten pse do të shpenzonte kaq shumë para për një makinë. Madje, ai i ka thënë shokut të tij Valentinit se miqtë e tij janë “të çmendur” sepse blejnë automjete të shtrenjta dhe qëllimi i tyre është vetëm ta transportojnë nga pika A në pikën B.

Lojtari i Kombëtares spanjolle është kundër tatuazheve dhe nuk ka asnjë në trup dhe as nuk dëshiron rrjetet sociale në asnjë formë. Qasja e tij si lojtar dhe njeri është krejtësisht e thjeshtë, por i “përshtatet” jashtëzakonisht shumë dhe sjell rezultate në fushë.

Image

Krahas gjithë kësaj, Rodri është edhe një humanitar i madh, kështu që 1/4 e pagës së tij javore e dhuron për organizata të ndryshme.

Në të njëjtën kohë, ai është vendosur si një opsion i pazëvendësueshëm nën drejtimin e Pep Guardiolës. Pavarësisht rotacionit të famshëm të Guardiolës, Rodri nisi 52 ndeshje si titullar këtë sezon, më së shumti që nga Lionel Messi në një nga skuadrat e Guardiolës që nga sezoni 2011/2012.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco